Krasniqi: Është e drejtë e anëtarëve të largohen nga partia

Anëtarët e partisë “Nisma për Kosovën” kanë filluar që të japin dorëheqje nga kjo parti. Derisa një ditë më parë ka dhënë dorëheqje Xhevat Bislimi, sot pritet të jap dorëheqje edhe Izet Ibrahimi.

Në një prononcim për Telegrafin, kryetar i Këshillit kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se në parti ka të drejtë secili të aderojë dhe të jap dorëheqje.

“Është vullnet i secilit të aderoj dhe të jap dorëheqje nga partia e Nismës. Për arsye të tjera pyetni veten individët”, ka thënë ai për Telegrafin.

Sot, gjatë ditës do të bëhet publike dorëheqja e Ibrahimit, i cili është edhe kryetar i degës për Drenas, nga vjen edhe Jakup Krasniqi. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta