Jep dorëheqje kryesia e degës së Nismës për Kosovën në Drenas

“Vendimet e dy apo tre personave janë të ngutshme dhe i shërbejnë këtij pushteti, NE nuk dëshirojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pazareve”, thuhet në njoftim.

“Koalicioni AAK/NISMA vjen si shembje e shpresës se qytetareve për një opozitë të bashkuar e cila do ta ndryshonte qeverisjen në vend, dhe njëkohësisht duke e konsideruar se veprimet pa debat të gjerë me degët dhe nëndegët, dhe nga vendimet e nga dy apo tre persona janë të ngutshme dhe i shërbejnë këtij pushteti, NE nuk dëshirojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pazareve”, thuhet në njoftim.

“Duke falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat rinore, anëtarët e kryesisë dhe këshillit, dhe gjithë qytetarët e Drenasit në angazhimin e tyre për ndryshim dhe në besimin që i kanë dhënë kryetarit z.Izet Ibrahimit dhe strukturës së iniciativës Qytetare për Drenasin ( me vonë NISMA për Kosovën) , ne ju njoftojmë, se nga sot, pushon aktiviteti në këtë degë dhe shpallët e shpërberë”, thuhet në komunikatë.

Temat
LajmeVend

Të afërta