Ja tiparet e reja të WhatsApp që mund ta “mbysin” telefonin tuaj mobil!?

WhatsApp është një hap më afër zëvendësimit të funksioneve kryesore të telefonit tuaj mobil. Një publikim i ri në media thotë se aplikacioni më i famshëm në botë për...

WhatsApp është një hap më afër zëvendësimit të funksioneve kryesore të telefonit tuaj mobil.

Një publikim i ri në media thotë se aplikacioni më i famshëm në botë për thirrjet me zë dhe mesazhet multimediale është pothuajse gati për të futur edhe funksionin e voicemail në shërbim, si dhe mundësinë e call-back në aplikacion.

Detajet vijnë nga një rrjedhje të cilën e ka siguruar Phone Radar, e cila ka pamje të këtij përditësimi të aplikacionit të ri, por nuk do të zbulojë se prej nga i ka marrë këto të dhëna.

Thirrjet zanore tashmë janë në dispozicion në të gjithë aplikacionin e WhatsApp, por tiparet e reja do të ju lejojnë të regjistroni një mesazh në postën zanore, nëse kontakti juaj nuk lajmërohet gjatë kohës kur ju e bëni një thirrje.

Temat
Teknologji

Të afërta