Humbni kilogramë me dietën e natës

Dieta e re premton tre kilogramë më pak për një javë, edhe pse mund të konsumoni patate, brumëra, e madje edhe ndonjë gotë verë në ditë.

 

Dieta e re premton tre kilogramë më pak për një javë, edhe pse mund të konsumoni patate, brumëra, e madje edhe ndonjë gotë verë në ditë.

Dietën e natës e ka sajuar dr. Caroline Apovian, e cila në njërin prej spitaleve më të mira të Amerikës, në Qendrën Mjekësore të Bostoni, ka ndihmuar mijëra njerëz që ta arrijnë peshën ideale. Ajo thotë që pacientët e saj zakonisht humbin tre kilogramë çdo javë, pa sulme të urisë, ndërsa një prej atyre tre kilogramëve humb natën në ditën kur agjërohet.

Dr. Apovian tashmë për 25 vjet është duke e përsosur këtë dietë, për të cilën është e rëndësishme që është e sajuar që në mënyrë të veçantë t’i mbrojë muskujt që të mos harxhohen kur reduktohet sasia e ushqimit që e konsumoni.

Dieta ndahet në dy pjesë. Çdo javë, një ditë bëni pauzë të plotë sa i përket ushqimit dhe mund t’i konsumoni vetëm tri lëngje të dendura të pemëve ose perimeve të pasura me materie ushqyese. Pas kësaj dite zakonisht humb një kilogram dhe shpejtohet djegia e dhjamit. Plani është që ta keni një ditë në javë pa ushqim derisa të arrihet pesha e detyruar.express

Temat
Shëndet

Të afërta