Haradinaj: Diaspora janë kosovarë, jo shtetas të Kinës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për një vizitë në Suedi ku është takuar me bashkatdhetarë. Haradinaj ka vlerësuar se kontributi i diasporës shqiptare nëpër Evropë ka qenë i një rëndësie jetike për të gjitha fazat e lirisë dhe shtetformimit të Kosovës. Prandaj ai ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të krijojë lehtësira për ta. “Duhet t’i krijojë kushte dhe klimë tjetër, që ata të ndihen mirë sa herë që vijnë në atdheun e tyre, e jo të përballen me njëmijë procedura, thua që janë shtetas kinezë e jo shtetas të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook. Ky është postimi i plotë i Haradinjat:   Këtë javë pata nderin të takojë mijëra bashkatdhetarë në Suedi! Më nderuan me bujarinë e tyre në Rajonin e Vermlandit. Ata ishin më të interesuar se kurrë për zhvillimet në Kosovë, dhe të vendosur që ta japin ndihmën  e tyre, që Kosova të kthehej në kursin e shteteve demokratike evropiane. Ramushi FBRamushi FB 1

Temat
LajmeVend

Të afërta