Emrat e të arrestuarve sot..

Emrat e të arrestuarve

Gjatë operacionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë arrestuar gjashtë persona, të cilët janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë për të dalë para gjykatës.

KALLXO.com i ka mësuar emrat e gjashtë personave të arrestuar gjatë operacionit që ka nisur herët në mëngjes dhe ka vazhduar gjatë paradites.

Të arrestuarit janë: Artan Villa, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu dhe Avni Maxhuni.

KALLXO.com ka sjellë pamje dhe fotografi ekskluzive nga operacionet e bastisjeve dhe dërgimit të të arrestuarve, të cilët janë dërguar para gjykatës.

Temat
LajmeVend

Të afërta