Caktohet masa e paraburgimit për gjashtë të arrestuarit dje

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, dy gjyqtarë të procedurës paraprake të EULEX-it caktuan masën e paraburgimit prej një muaj, për 6 të pandehurit e arrestuar më 27 prill 2016, pas bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Po sipas njoftimit, të gjitha palët kanë të drejtë ankese. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta