Basha mbledh kryesinë për aksionin opozitar

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, do të zhvillojë sot një mbledhje me Kryesinë e kësaj partie.

Mbledhja është thirrur në orën 10:00 të paradites dhe mendohet se në fokus të saj do të jetë ecuria e aksionit opozitar, duke kujtuar që Partia Demokratike aktualisht është në bojkot.

Burime nga PD-ja bëjnë me dije po ashtu se në mbledhje do të diskutohet edhe për programin elektoral të PD-së për qytetarët.

Në fokus pritet jetë edhe diskutimi për organizimin e strukturave të PD-së. /Telegrafi/

Temat
Rajon

Të afërta