Anton Quni: Xhavit Halitit i duhet ndihmë mjekësore

 

Xhavit Haliti ka probleme me kujtesën. Kështu ju kundërpërgjigj deputeti nga radhët e LDK, Anton Quni nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili nji ditë më parë tha për Televizionin Rrokum se Forca e Armatosur e Republikës së Kosovës nuk ka egzistue dhe se krejt çka asht thanë asht propagandë.

Quni foli edhe për misionin e kësaj force.

E i pyetun për mosnjohjen e kontributit të FARK edhe mbas 16 viteve, Quni thotë për Rrokum TV se nuk ka probleme me ushtarët, por probleme historike e politike.

E ish-Kryeministri i Qeverisë në mërgim, Bujar Bukoshi, hezitoi me i komentue deklaratat e nënkryetarit Xhaviti Haliti. Përmes telefonit, Bukoshi tha për Rrokum TV, se po e len si ka thanë Xhaviti.

Populli e din a ka ekzistue, apo jo FARK, – tha Bukoshi.
Forcat e Armatosuna të Republikës së Kosovës, thuhet se janë krijue në Gusht të vitit 1998, derisa numri i ushtarëve mendohet se ishte mbi 5 mijë.

Ndër emnat ma të njoftun në hierarkinë e FARK janë Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Anton Quni, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi, Ahmet Krasniqi, përcjell Rrokum TV.

Temat
LajmeVend

Të afërta