Aksioni për arrestimin Azem Sylës edhe në mediat evropiane (Foto)

Mediet evropiane kanë shkruar për bastisjet e djeshme dhe kërkimin e deputetit të PDK-së, Azem Sylën nga EULEX dhe Policia e Kosovës. Portali swissinfo.ch ka qenë ndër të parët që ka raportuar për aksionin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, dukë shkruar se kanë marr operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në Kosovë.

Tutje swissinfo.ch ka shkruar se EULEX së bashku me asistencën e Policisë së Kosovës kanë kërkuar Azem Sylën, si të dyshuar për komplot, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ngjashëm ka raportuar edhe portali francez journalmetro.com, duke shkruar edhe për të kaluarën e deputetit të parlamentit të Kosovës, Azem Sylya, për të cilin journalmetro.com ka shkruar se ai ka qenë Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Portali francez ka shkruar se EULEX ka bashkëpunuar edhe me zyrtarë nga Beogradi pasi që sipas tyre ka të dyshuar edhe në Serbi.

Gazeta online poloneze gazetaprawna.pl, ka thënë se Azem Syla konsiderohet të jetë ‘truri’ i grupit të cilët dyshohen që kanë lidhje me krimin, pastrimin e parave, abuzimin e pozitave zyrtare falsifikim të dokumenteve zyrtare, duke thënë se ky grup funksionon që nga viti 2006 dhe është i përbërë nga qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gazetaprawna.pl ka kujtuar se Azem Syla është deputet në Parlamentin e Kosovës dhe se ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta