Ja pse është mirë të kesh shumë miq

Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që kanë më shumë miq, i kalojnë më lehtë dhimbjet e tyre, pasi që shoqëria rritë endorfinet dhe këto veprojnë më pas si qetësues natyral.

Miqtë që ju qëndrojnë afër dhe ju mbështesin në çdo situatë janë më të mirët, dhe tani hulumtuesit kanë gjetur se ata kanë edhe një tjetër efekt në atë se si e përjetoni dhimbjen gjithashtu.

Hulumtuesit nga Oksfordi kanë zbuluar se njerëzit që kanë më shumë miq kanë një tolerancë më të lartë ndaj dhimbjeve, transmeton Gazeta Express.

Miqësitë rrisin endorfinet në trup dhe ato më pas veprojnë si qetësues natyral të trupit, thuhet sipas hulumtuesve.

Në veçanti, endorfinet janë pjesë e dhimbjes sonë dhe studime të mëparshme kanë sugjeruar se endorfinet promovojnë lidhje sociale si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët.

Një tjetër teori thotë se marrëdhëniet sociale forcojnë emocionet pozitive kur endorfinet prekin receptorët në tru.

Temat
Fun

Të afërta