A janë në konflikt Geti dhe Unikkatili?

Nuk ka diskutim, ai është njëri ndër meshkujt më të përfolur të estradës. Reperi Getoar Selimi, përherë është në krye të listës së më të përfolurve.

Së fundi është aktual për shkak të lidhjes me Marina Vjollcën, ndërkaq për vite me rradhë ka qenë pjesë e thashethemeve që e lidheshin me një konflikt mes tij dhe labelit tjetër TBA.

Geti tregon se në fakt ata kurrë nuk kanë pasur problem. ‘’Ne kurrë asnjëherë nuk kemi pasur konflikt me ta. Më shumë kanë qenë iniciativa të fansave, më shumë të moshave të reja, fansave të rinj që merren me internet dhe me rrjete sociale. Përndryshe ne nuk kemi pasur asnjëherë konflikt apo diçka tjetër. Pra, marrëdhëniet e tona janë normale’’./Kosovarja/

uni

12607379_10207963640146814_822679051_n

Temat
Showbiz

Të afërta