Sot do të mbahen protesta në nëntë qytete të vendit

Lëvizja Civile “Protestoj” sot në nëntë qytete ka caktuar protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim. Përveç në Shkup, protesta do të ketë edhe në Strumicë, Veles, Ohër, Kërçovë, Kavadar, Manastir, Prilep dhe Radovish, njofton Portalb.

Lëvizja Civile “Protestoj” sot në nëntë qytete ka caktuar protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim. Përveç në Shkup, protesta do të ketë edhe në Strumicë, Veles, Ohër, Kërçovë, Kavadar, Manastir, Prilep dhe Radovish, njofton Portalb.

Dje protestuesit ngjyrosën Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e presidentit Ivanov.

Lëvizja “Protestoj” në Shkup do të mbaj protestën e 14-të që do të filloj më orën 18 para godinës së PSP-së.

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

“Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele si dhe dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, në shënjestër të protestuesve tanimë disa herë me radhë është edhe objekti i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq deri më tani, policia këtë objekt po e ruan mirë dhe po i parandalon protestuesit që t’i afrohen.

Temat
LajmeRajon

Të afërta