Grabovci: Azem Syla nuk është arratisur

“Sapo lexova një lajm në të cilin thuhet se Azem Syla nuk është lajmëruar në prokurori, siç thotë prokuroria e shtetit. E vërteta është që Syla gjatë terë javës ka qenë në aktivitete partiake në parti dhe Komoran."- ka thënë Grabovci.

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se deputeti Azem Syla nuk është arratisur. Ai ka thënë se Syla ka komunikuar me EULEX-in dhe se u ka bërë me dije se do të kthehet gjatë ditës.

“Sapo lexova një lajm në të cilin thuhet se Azem Syla nuk është lajmëruar në prokurori, siç thotë prokuroria e shtetit. E vërteta është që Syla gjatë terë javës ka qenë në aktivitete partiake në parti dhe Komoran. Pas bastisjes ai ka komunikuar me policinë e EULEX, dje u ka thënë që do të vijë gjatë ditës”, ka thënë Grabovci për Express.

Kurse, Prokuroria e Shtetit orë më parë në një njoftim për media ka thënë se Syla është arratisur nga Kososva dhe se janë duke e kërkuar tash e dhjetë ditë.

 “Udhëheqësi i grupit, Azem Syla, deputet i Parlamentit, është në arrati në këtë moment. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit për ta përcaktuar vendndodhjen e Azem Sylës, ai nuk është gjetur dhe i ka ikur administratës”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.
Temat
LajmeVend

Të afërta