Ermira Mehmeti përlotet në Parlamentin shqiptar deri sa flet për skandalin e përgjimit (VIDEO)

Në fjalimin e saj të parë publik pas skandalit të përgjimeve në Maqedoni, deputetja Ermira Mehmeti ka folur nga podiumi i Parlamentit shqiptar duke mos përmbajtur emocionet e forta.

Në fjalimin e saj të parë publik pas skandalit të përgjimeve në Maqedoni, deputetja Ermira Mehmeti ka folur nga podiumi i Parlamentit shqiptar duke mos përmbajtur emocionet e forta.

“Zgjohem nga gjumi dhe kuptoj sa pak duhet dhe ballafaqohem me një gjykim të pamëshirshëm të moralit të dhe me një dënim kolektiv për gjithçka nuk ka patur gjyq dhe sa pak një personi publik i rrënohet jeta, për 5 minuta, ndoshta dhe më pak.

Pyetja ime është si mund të vijojmë? A ja vlen që një zonjë të vazhdojë jetën politike. Kam arritur që në vazhdimësi të kritikojë politikat e një qeverie jo demokratike, kam guxuar të flas hapur publikisht për nevojën dhe demokracinë e brendshme në partinë ku unë bëj pjesë dhe në fund pagova një çmim, jo të vogël.

Më vendosën në bandën e të akuzuarve dhe askush nuk pyeti se çfarë u bë. Nuk mund të them akoma nëse vërtetë ia vlen të vazhdojë sepse akoma jam duke vuajtur traumën. Kjo është paraqitja ime e parë publike pas asaj ngjarje.

Ky duhet të jetë momenti i shpresës për ne. Në një krizë të thellë politike, në një përplasje kanë dalë 3 zonja të fuqishme që s’janë duke bërë betejë për përfaqësimin e gruas, por betejë për të rikthyer sundimin e ligjit. Për të gjykuar ata që shkelën ligjin. Fatimja, njëra prej gjyqtareve, Ky është ai ndryshim cilësor që gratë duan ta bëjnë

Fatimja dhe koleget e saj na japin shpresë për rikthimin ën binaret e duhur, sistemin e degjeneruar. Kam guxuar të flas, e pagova shtrenjtë”./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta