Balje: Gjendja e sigurisë, më e mirë se vitin e kaluar

Adresimi i sfidave të dala nga Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2015 dhe nga Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, u diskutuan në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Zëvendëskryetarja e dytë e këtij komisioni Duda Balje tha se raporti ka parashikuar ndryshimin e Ligjit për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë, i cili është në Qeveri.

Ndërsa sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, ajo tha se gjendja është pozitive, më e mirë se vitin e kaluar.

Balje tha se nuk kanë biseduar as për arrestimet, të cilat sot po bëhen nga policia e EULEX-it, e as për funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Megjithatë sipas saj, për Gjykatën Speciale, kanë biseduar në takimet e mëhershme, duke pohuar se institucionet e vendit janë gati për këtë Gjykatë.

Temat
LajmeVend

Të afërta