Pas dominimit në Itali, Juventus ka gati planin për dominim edhe në Evropë

Juventus nuk ka të ndalur dhe tashmë ka nisur të bëjë planet për edicionin e ardhshëm.

Juventus është zyrtarisht kampion i Italisë për të pestin vit më radhë. Por, kjo nuk po i knaq drejtuesit e skuadrës, të cilët duan edhe dominim në Ligën e Kampionëve.

Ata tashmë kanë gati planin për përforcimin e Juventusit, duke ua vazhduar kontratat disa prej lojtarëve kryesorë dhe duke transferuar disa të tjerë.

Si fillim ata planifikojnë vazhdimin e kontratave të trajnerit Massimiliano Allegri, mbrojtësve Andrea Garzagli, Georgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Patrice Evra.

Do të vazhdojnë në mesfushë me Claudio Marchision dhe Paul Pogban, por nëse ky i fundit largohet për 100 milionë euro, atëherë pritet të transferohet Andre Gomes i Valencias, ose N’Golo Kante i Leicester Cityt.

Për sulm, Juventus është gati që të paguaj 25 milionë euro Real Madridit për Moratan, në mënyrë që ata të mos kthejnë spanjollin në skuadër, ndërsa në rast të largimit të tij, atëherë Edinson Cavani pritet të jetë zëvendësues i tij.

Në planet e Juventusit po ashtu janë edhe lojatarët tjerë si Widmer, De Siglio, Mkhitaryan, Diawara, Pastore, Rabiot dhe Berardi.

Temat
BotëSport

Të afërta