Oferta norvegjeze për emigrantët: 1000 euro kush largohet

Norvegjia ka gjetur një mënyrë origjinale për të “hequr qafe” emigrantët, gjë e cila ka ngjallur indinjatë në shumë vende të botës.

Zyra e Emigracionit ka bërë të ditur se emigrantëve që do të largohen nga vendi skandinav do t’u ofrohen nga 10 mijë krone, rreth 1 mijë euro.

Për më tepër, ofrohen edhe 1 mijë euro shtesë për secilin prej emigrantëve të parë që zgjedh të largohet nga Norvegjia, duke nxitur refugjatët të vihen në një garë largimi.

 “Kemi nevojë t’i bindim emigrantët të kthehen vullnetarisht në shtëpi, duke iu ofruar para në shkëmbim të ikjes. Kjo do të bëjë që të kursejmë shumë para, sepse mbajtja e tyre në qendrat e azilit kushton shumë”, thotë ministrja e integrimit, Sylvi Listhaug.
Temat
BotëLajme

Të afërta