Leicesteri City i fik bastoret

Leicesteri City pritet t’iu shkaktojë bastoreve humbjet më të mëdha në histori.

Industria e vënies së basteve është përballë humbjeve më të mëdha në histori të Premierligës me Leicesterin që është vetëm një fitore larg triumfit të parë të ligës. Këtë e ka thënë për Reuters një nga kompanitë e basteve më të mëdha britanike William Hill.

Në fillim të sezonit William Hill e kishte vendosur si autsajderin më të madh të Premierligës me kuotë 5,000-1 funta. Tani pritet që humbjet për bastoret të shkojnë deri në 10 milionë funta, ka thënë përmes një komunikate William Hill.

Një burrë nga Guildford në Angli është pranë fitimit të tiketës më të lartë falë Leicesterit. Ai kishte vënë bast 75 funta kur ishte 1.500-1, vetëm disa javë pas fillimit të sezonit. Ai pritet t’i fitojë 112,500 funta nëse Leicesteri shpallet kampion, së cilës i duhet vetëm edhe një fitore për ta bërë këtë.

Temat
BotëSport

Të afërta