Maskat i marrin kambistit 18 mln lekë!

Pasditen e sotme, një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur pranë stadiumit “Qemal Stafa” në kryeqytet.

Pasditen e sotme, një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur pranë stadiumit “Qemal Stafa” në kryeqytetin e Shqipërisë.

Një kambist ka rënë pre e grabitjes nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Ai ka tërhequr një shumë prej 18 mln lekësh nga një bankë dhe më pas është ndeshur me grabitësit, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë marrë paratë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë shpallur në kërkim grabitësit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta