Kosova, kushti i anëtarësimit të Serbisë në BE

Javën që kemi lënë pas, Serbia ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të cilat rezultuan, me fitoren e shumicës absolute nga partia e Aleksandar Vuçiqit.

Në një intervistë për Deutche Welle, shefi i fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Beograd, Norbert Beckmann – Dirkes, duke folur për procesin e zgjedhje në Serbi, ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë mbetur të njëjta dhe se pushteti ka me vete mbështetjen e shumicës, transmeton Telegrafi.

Dirkes më pas ka theksuar se Serbia synim kryesor e ka anëtarësimin në BE, ndërkaq ka shtuar se Kosova luan rol qendror në negociatat për anëtarësim në BE.

 “Çështja e Kosovës në Serbi është një temë shumë delikate. Aleksandar Vuçiqi është i gatshëm të shkojë në rrugën, e cila ndoshta në fund sjell deri tek një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët e interesuara. Ai ka treguar guxim me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kosovën, e cila nënkupton përmirësimin e pozitës së njerëzve në Kosovë. Ai e ka kuptuar se rruga e suksesshme nënkupton edhe ndryshimin e qëndrimit ndaj Kosovës dhe kjo mund të ndodhë vetëm në bashkëpunim me partnerët evropianë”, ka thënë Beckmann-Dirkes.

Ai ka bërë të ditur se Aleksandar Vuçiq nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjatë dy viteve të fundit të bëhet ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë në të cilën Kosova figuron si pjesë e territorit të saj.

“Në anën tjetër, procesi i negociatave me BE-në është një proces i gjatë dhe në këtë proces çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një tjetër mënyrë. Në planin e brendshëm, njohja e Kosovës nuk do të shkojë lehtë. Ndoshta gjatë negociatave do të gjenden edhe mundësi të tjera, mes njohjes dhe mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Beckmann-Dirkes.

Temat
LajmeVend

Të afërta