Kadaj-Bujupi: Në Vetëvendosje deri në arritjen e ndryshimit në vend

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi e cila javë më parë u largua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për t’iu bashkuar Vetëvendosjes thotë se do të jetë në këtë subjekt deri në arritjen e ndryshimeve në vend.

Thotë se me Vetëvendosjen kanë bashkëpunuar edhe më herët.

“Përkushtimi, bindjet, besimi dhe arsyet pse jam bashkë me Lëvizjen, bashkëpunimi në të kaluarën dhe e ardhmja do ta tregoj që do të jemi bashkë në këto procese deri në arritjen e ndryshimit në vend”, tha Kadaj-Bujupi në emisionin ‘Pa fund’ në televizionin publik.

Temat
LajmeVend

Të afërta