Ja çfarë mund të shkaktojë qëndrimi gjatë para kompjuterit?

Qëndrimi gjatë para një ekrani të një pajisje teknologjike, shkakton probleme të shumta me shëndetin e syve. Pavarësisht a është ekran i telefonit, tabletit apo laptopit, është duke u bërë gjithnjë e më e zakonshme për të parë njerëzit të “ngjitur” me ndonjë ekran.

Kompjuterët dhe pajisjet tjera elektronike me ekrane kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën reale, derisa shumë njerëz pa ndihmën e tyre e kanë të pamundur që të punojnë. Por qëndrimi për shumë kohë para ndonjë ekrani, pavarësisht sa është e nevojshme, mund të jetë shumë e dëmshme.Punëtorët e zyrave janë duke vuajtur nga probleme “epidemike”, si rrjedhojë e fiksimit në ekrane gjatë gjithë ditës.

Spitali i syve “Moorfield”, ka pranuar një numër të madh të punëtorëve të zyrave që kërkojnë ndihmë nga dhembjet dhe skuqjet të shkaktuara nga orët e shumta të përdorimit të kompjuterit.Dhe qa është më e keqja, sipas Danil Ezra, që është konsulent okulist dhe specialist i syve në spitalin “Moorfields” thotë: “Disa njerëz vazhdojnë që të shkojnë në punë pavarësisht se kanë probleme me sytë e tyre”.

Blefariti, është një gjendje ku skajet e qepallave bëhen të kuqe dhe të fryra.

 

manandcomputer_1

Temat
Shëndet

Të afërta