Gorani e mirëpret iniciativën e Ilir Dedës

Ilir Deda, dje ka paraqitur dorëheqjen e tij nga VV-ja, duke paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik.

Iniciativa e ish–deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për krijimin e një formacioni politik, shihet si mundësi e mirë për ta shtuar frymën opozitare në Kosovë.

Analisti Dukagjin Gorani, ka theksuar për Telegrafin se iniciativa e Dedës është e mirëseardhur, sepse sipas tij, kjo që po e bën ish- deputeti i VV-së, është një përpjekje në vazhdën e përpjekjeve që bëjnë shumë njerëz, mobilizimin e frymës opozitare në Kosovë.

“Deda dallon për nga metodologjia e veprimit me VV-në, ndoshta edhe ideologjia, por qëllimi i kundërshtimit të këtij pushteti është i njëjtë. Qëllimi i tij nuk është i ndryshëm prej qëllimit të përgjithshëm”, ka theksuar ai.

Ndërsa, i pyetur rreth asaj se a do të mund Deda që të grumbullojë afër vetes persona më me ndikim të shoqërisë, Gorani ka thënë se kjo mbetet të shihet ditëve në vijim.

Ndryshe, deputeti Ilir Deda, dje ka paraqitur dorëheqjen e tij nga VV-ja, duke paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik./Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta