“Zebrat inteligjente” që të shpëtojnë jetën (Foto/Video)

Qyteti i Cambrilsit në Spanjë ka investuar në teknologjinë e re të vijave ndarëse në rrugët urbane.

Kështu, në rrugë janë vendosur vija ndarëse që ndriçojnë me anë të sensorëve, paneleve fotovoltaike, dritave LED, dhe bojërave reflektuese.

Sensori aktivizon sistemin kur një kalimtar i rastit tenton të kalojë rrugën. Kështu ndarëset ndriçohen pikërisht në momentin e duhur, së bashku me sinjalistikën vertikale. Energjia për ndriçim sigurohet nga panelet fotovoltaike.

Qyteti i Cambrilsit ka vënë në punë ndarëset “inteligjente” si pjesë e projektit “Qyteti i zgjuar”, transmeton Shekulli. Kostoja e këtij projekti eksperimental është afro 10 mijë euro.

Pas vendosjes së këtij sistemi, numri i aksidenteve që ndodhin gjatë kalimit të rrugës ka rënë ndjeshëm.

Temat
Teknologji

Të afërta