Prokuroria heq dorë nga Aktakuza për Ilmi Reçicën

Reçica akuzohej për mosdeklarim të pasurisë.

Prokuroria e Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja penale për deputetin e PDK-së Ilmi Reçica.

Vendimi është marrë nga prokurori Rexhep Maqedonci i cili e ka bërë publik lajmin në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Reçica akuzohej për mosdeklarim të pasurisë.Në kopjen e aktakuzës e cila është hartuar në qershor të vitit 2015, Prokuroria pretendon se Reçica nuk i ka deklaruar në tërësi të hyrat e tij nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas aktakuzës, në formularin e pasurisë së vitit 2013 Reçica kishte deklaruar të hyra prej 17 mijë e 760 eurove, ndërsa ishte zbuluar se gjatë atij viti Reçica kishte pasur të hyra vjetore prej 24 mijë e 56 eurove.

Vendimi i trupit gjykues pritet pas pak çastesh./KP/

Temat
LajmeVend

Të afërta