AAK, Nisma: Protesta e 14 majit do të jetë e fuqishme dhe paqësore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë zhvilluar sot një takim pune ku kanë përcaktuar format e kundërshtimit opozitar dhe veprimet e përbashkëta politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë zhvilluar sot një takim pune ku kanë përcaktuar format e kundërshtimit opozitar dhe veprimet e përbashkëta politike.

Gjatë këtij takimi dy partnerët e koalicionit AAK- Nisma janë dakorduar që protesta e thirrur për 14  maj të jetë paqësore dhe protestë civile.

“Strukturat drejtuese të AAK-së dhe të Nisma, sot në një takim pune kanë përcaktuar format e kundërshtimit opozitar dhe veprimet e përbashkëta politike. Janë dakorduar që protesta e 14 majit të jetë protestë civile dhe paqësore dhe manifestim i fuqishëm i pakënaqësisë qytetare me qeverisjen e vendit dhe me marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim është thënë se po ashtu janë krijuar grupet përbashkëta punuese që do të merren me harmonizimin e një platforme të përbashkët politike dhe programore, e cila do të jetë ofertë e përbashkët e bllokut opozitarë, për qytetarët e Kosovës.

Takimi është drejtuar nga kryetarët e të dy partive respektive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj./Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta