Nisma: Lejimi i zgjedhjeve serbe është fyerje për shtetin e Kosovës

“NISMA për Kosovën konsideron se veprimi i institucioneve të Kosovës per lejimin e mbajtjes se votimeve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, është i papranueshëm dhe është fyerje për shtetin e Kosovës. Lejimi nga ana e institucioneve të vendit tonë, që të votohet në Kosovë për zgjedhjet e një shteti tjetër, është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës. Ky veprim është po ashtu në kundërshtim me përpjekjet e vendit tonë për integrimin e pakicës sërbe në institucionet tona”, thuhet në reagimin e partisë.

NISMA thotë se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura, ndaj ndërhyrja në sistemet e brendshme të njëra-tjetrës, dëmton edhe stabilitetin rajonal.

“NISMA për Kosovën, vlerëson se Qeveria e Kosovës, tashmë anti-kushtetuese dhe jo legjitime nuk mund të punojë më në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në fund./indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta