Lutfi Haziri kërkon drejtësi: Rraci u vra tinëzisht

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar përmes një statusi në Facebook, bashkëpartiakun e tij të vrarë 12 vjet më parë, kryetarin e Komunës së Klinës, Ismet Rraci.

Haziri tha se është momenti i fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë.

“Ismet Rracin e vranë në mënyrë tinëzare sepse po iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën dinjitoze. Kolegu dhe miku im Ismeti do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për guximin intelektual e qytetar në shërbim të atdheut. Koha e fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme veprës së tij”, ka shkruar Haziri.

Temat
LajmePërgjithshmeVend

Të afërta