Erdogan s’lë gazetar që e kritikojnë pa ju hakmarrë

Gazetarja holandeze arrestohet një javë pasi kritikoi Erdoganin.

Zyrtarët holandez thanë se një gazetare holandeze është arretuar nga policia turke, një javë pasi që ajo kritikoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Holandës, tha të dielën se janë në kontakt me Ebru Umar, gazetaren holandeze me prejardhje turke e cila u arrestua gjatë natës në Kusadasi, një qytet turistik në Turqinë perëndimore.

Umar shkroi në rrjetin social twitter se ishte dërguar para gjykatësit më 24 prill dhe më pas është liruar me urdhërin e “që të mos largohet nga vendi”.

Umar, 45 vjeçare, kishte shkruar një artikull kritik ndaj Erdoganit në të përditshmen holandeze, Metro, pjesë të së cilës i ka publikuar edhe në twitter. Metro tha se ajo ishte arrestuar dhe marrë në pyetje lidhur me shkrimet në twitter.

Rasti pasoi zemërimin që nxiti në Gjermani vendimi i autoriteteve për të ndjekur një parodist mjaft të popullarizuar për shkak të një parodie satirike mbi Erdoganin, të cilin kritikët e akuzojnë për përdorimin e gjykatave për të shtypur kundërshtarët.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha të dielën se ka biseduar me gazetaren Umar pas arrestimit të saj. /rel/

Temat
BotëLajme

Të afërta