EULEX nuk jep detaje rreth vrasjes së Bedri Currit

Eulexi nuk mund të komentoj për identitetin e cilit do person i cili nuk ekziston në proceset gjyqësore në mënyrë të qartë”, ka thënë Besa Domi, zëdhënëse e këtij misioni në Kosovë..

Vrasja e Currit i cili u varros dje, mbetet ende një mister edhe për policinë e Kosovës. Ish luftëtari i UÇK-së të enjten rreth orës 18:15, u gjet i vrarë me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij, në afërsi të shkollës.

Në pyetjen që “Zëri” i ka dërguar EULEX-it rreth detajeve të kësaj vrasje, por edhe rreth dyshimeve për lidhjen e vrasjes së Currit me faktin se ai ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale, ata nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

“Eulexi nuk mund të komentoj për identitetin e cilit do person i cili nuk ekziston në proceset gjyqësore në mënyrë të qartë”, ka thënë Besa Domi, zëdhënëse e këtij misioni në Kosovë duke shtuar. “Ndërkohë sa i përket pyetjes rreth dhomave të veçanta kontaktojeni zëdhënësin e tyre”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë asgjë konkrete nuk ka dhënë as Policia e Kosovës në komunikatën e saj “përveç se trupi është gjetur pa shenja jete dhe se rasti është kualifikuar si vrasje”./Zeri.

Temat
LajmeVend

Të afërta