Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë, për vjedhje në qendrën tregtare

dentifikimi i të dyshuarve është bërë përmes kamerave të sigurisë që janë të vendosura në qendër tregtare

Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë vjedhur në një qendër tregtare në Prizren, gjësende në vlerë rreth 100€.

Identifikimi i të dyshuarve është bërë përmes kamerave të sigurisë që janë të vendosura në qendër tregtare. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

Po në Prizren është arrestuar  një shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 11.9 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Kp

 

Temat
LajmeVend

Të afërta