Pse nuk duhet të hani akullore çdo ditë ?

Të gjithë e dimë që akullorja nuk është ushqim i shëndetshëm. Për shkak të kombinimit të kremit të qumështit me sheqerin, asnjëherë nuk do të kuptojmë se çfarë po hamë tamam dhe se sa fruta të thata apo të freskëta gjenden në të.Shumë tregtar mjaftohen edhe vetëm me ngjyrues e aromatizues.Megjithatë, është një lloj akulloreje më e shëndetshme se të tjerat, ose, më mirë të themi, më pak e dëmshme se të tjerat. Ndërsa kremi i qumështit punohet, akullorja merr ajër, çka pengon krijimin e një mase të fortë e të ngjeshur kremi.Disa lloje akulloresh marrin më shumë ajër se të tjerat.Rrjedhimisht, masa e kremit dhe sheqerit në to është më e pakët. Pra, sa më tepër ajër të ketë akullorja, aq më pak e dëmshme është. Kjo është menjëherë e dallueshme edhe me sy edhe duke u provuar.

Megjithatë, kujdes! Me ajër pa ajër, mos hani përditë!

akullore

Temat
Shëndet

Të afërta