Mrekullitë e qumështit të gjirit

Qumështi i gjirit është unik.

Me më shumë se 200 lloje sheqeri, dyfish në krahasim me atë të lopës, është më kompleksi në krahasim me qumështin e gjitarëve të tjerë.Një studim i Universitetit të Zyrihut, i publikuar në revistën “Trends in Biochemical Sciences”, ka analizuar të dhënat e disa studimeve të mëparshme.Qumështi i gjirit është ushqimi i parë që konsumojmë por shumë prej molekulave të sheqerit të tij nuk shërbejnë për të ushqyer fëmijën.

Fëmijët e porsalindur nuk kanë asnjë lloj bakteri në organet e tretjes, por pak ditë pas lindjes, këto lloj bakteresh bëhen miliona. Sheqeri i qumështit të nënës është “ushqimi” i parë i këtyre baktereve.“Impakti i parë i qumështit të gjirit është krijimi i kushteve për kolonizimin e stomakut me grupe specifike bakteresh që mund t’i tresin ato. Të porsalindurit nuk kanë “pajisjen e duhur” për t’i tretur.Qumështi i gjirit ndihmon edhe në ndërtimin e sistemit imunitar të fëmijës. Menjëherë pas lindjes, ai është i pasur me antitrupa dhe molekula që ngadalësojnë rritjen e baktereve të rrezikshme, koordinojnë aktivitetin e qelizave dhe rruazave të bardha të gjakut.Një muaj nga lindja, kur fëmija nis të zhvillojë sistemin imunitar, përbërja e qumështit ndryshon dhe niveli i antitrupave reduktohet me 90 për qind, transmeton shekulli. Gjithashtu, bie edhe numri i llojeve të molekulave të sheqerit, ndërsa numri i yndyrnave dhe elementëve të tjerë ushqyes shtohet.Por pavarësisht funksionit të shumëfishtë, fëmijët rriten të shëndetshëm edhe pa qumështin e nënës. Megjithatë kjo ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin në shëndetin e njeriut në terma afatgjatë.“Qumështi i nënës është produkt i një evolucioni milionavjeçar dhe përbëhet nga lëndë ushqyese optimale për të sapolindurin”, thotë Lubor Borsig, autor i studimit.

nena 2

Temat
Shëndet

Të afërta