Han dajak gazetari antishqiptar Nedelkovski

Gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski, mësohet se është rrahur brutalisht mbrëmë në një restorant në Shkup.

Incidenti ka ndodhur në një restorant në qendër të Shkupit, dhe mësohet se mes gazetarit Nedelkovski dhe dy personave të panjohur ka filluar një zënkë verbale. Më pas këta persona kanë filluar ta grushtojnë.

Nga incidenti, Nedelkovski ka mbetur i lënduar rëndë në pjesën e kokës dhe të syrit.

Zhurnal.mk është në përpjekje që ta konfirmoj informacionin nga ministria e punëve të mbrendshme.

Ndërkohë, gazetari Nedelkovski njihet në opinionin e Maqedonisë,  me një urrejtje të madhe ndaj popullit shqiptar, madje nëpër emisione shpeshherë i fyen shqiptarët duke i quajtur si “indianë”, “fise të ardhura” e shumë gënjeshtra të tilla.

Një incident i tillë mendohet që ka ardhur si pasojë e gjuhës së urrejtjes që përdor Nedelkovski.

Temat
LajmeRajon

Të afërta