BE do ta propozojë liberalizimin e vizave brenda muajit

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka thënë se shumë shpejt BE do të dalë me vendimin për Kosovën.

Bashkimi Evropian në fillim të muajit mars propozoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Gjeorgjisë, ndërsa sot propozoi që një gjë e tillë të bëhet edhe për ata të Ukrainës.

Mirëpo, përfaqësues evropian nuk kanë dhënë ndonjë sinjal nëse së shpejti do të dalin me një propozim të tillë edhe për Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Besoj që brenda një muaji edhe ne do të realizojmë këtë dëshirë”, ka thënë Ilazi.
Temat
LajmeVend

Të afërta