Pakkush e ka nderuar Kosovën dhe shqiptarët sa Ali Podrimja

Në një postimin të tijin në facebook, profesori i gjuhës shqipe dhe gazetarisë Rrahman Paçarizi ka shkruar:

 

Interesante zhvillimet rreth Fadil Hoxhes. Natyrisht qe une jam kunder figurave komuniste te Kosoves, por kjo s’ka shume rendesi. Po me pelqen Jusuf Bajraktari qysh nisi me iu vardise Kushtrim Sadikut, e menjehere me pas nisi me i prediku se çfare pyetje duhen be.

Me iu kthy temes: krejt vendet normale postkomuniste i kane hy ose e kane kry procesin e lustracionit, e na hygjym me i dekoru komunistat.

Tash Mimoza (Kusari-Lila) po thote se presidenti Thaçi duhet me ia kthy te mirat Fadil Hoxhes, se ky i fundit paska shku ne Gjakove bashke me Hashim Thaçin ne vitin 2000. A thu çka pi bjen me qene presidenti tash, sipas Mimozes, qe u dashka me kthy ndere personale.

Nashta plot sene s’i di, vec per nje gje jam fort i sigurt qe nuk e di- A THU KAH PO SHKON KY VEND?

Tani po thone qe ASHAK nuk po bon kurrgjo, mshelne breeeee!

Qysh s’u kujtu kush per njerin nder poetet ma te medhej shqiptare, Ali Podrimjen. Anetaret e ASHAK, koleg i te cileve ka qene Ali Podrimja, edhe mik personal i disave, ma shume nder i kishin be vetes me pase kerku urdhrin “Nderi i Kombit” per Ali Podrimjen, sesa nismat gjysmeklandestine per rikontrabandim te komunizmit n’Kosove. Apo, na shqiptaret mendojme se vec ata qe luftojne e nderojne kombin. Pakkush e ka nderu Kosoven dhe shqiptaret sa Ali Podrimja.

Me poetin Lulezim Tafa patem nise me u marre me ngritjen e nje shtatoreje per Ali Podrimjen ne oborrin e ish-Pallatit te Shtypit, qe lidhet shume me jeten e veprimtarine e tij, por bec llafeve, s’na ndihmoi kush.

Nje cope vend s’u gjet per te. Ndoshta me emrin e tij s’fitohen vota, po s’jane votat gjithçka bree.

Temat
Opinione

Të afërta