90 mijë euro për rregullimin e lumit Llap

Ministri Agani, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu nënshkruan sot marrëveshjen për bashkëfinancim në zgjerimin dhe pastrimin lumit Llap në vlerë 90 mijë euro.

Agani, që ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Mendim Rugova,  gjatë takimit me kryetarin e kësaj komune Agim Veliun, ka premtuar mbështetje edhe në projekte të tjera që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore.

“Me kënaqësi e nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtretërve në Komunën e Podujevës që mendojë se do të kontribojë në parandalimin e vërshimeve dhe do të ndikojë po ashtu edhe në cilësinë e kujdesit për tokën bujqësore në komunë”, tha Agani.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për aktivitetet që ministria po i ndërmerr në rregullimin e çështjes së ujërave të zeza në liqenin artificial të Batllavës.

“E njoftova kryetarin edhe për bisedat konkrete që jemi duke i zhvilluar në qeverinë e Hungarisë, në mënyrë që të bëhet një bashkëfinancim dhe të themi një hua marrje e butë për çka jemi duke punuar. Por ashtu biseduam edhe për zbatimin e udhëzimit administrativ për gjobat mandatore, për ndotjen e mjedisit”, përfundoi ministri Agani.

Agim Veliu, kryetar i Komunës së Podujevës, tha se gjatë takimit me ministrin biseduan edhe për mundësi të tjera të financimit që lidhen me ambientin dhe me trajtimin e ujërave të zeza.

“Sot nënshkruam edhe një marrëveshje bashkëfinancimi për rregullimin e shtretërve të lumenjëve, saktësisht rregullimin e shtratit të lumit Llap në vlerë prej 90 mijë euro që Ministria e ka nda për Komunën e Podujevës për trajtimin e ujërave”, u shpreh Veliu, njofton Zyra për Informim e MMPH-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta