Shqipëria, e fundit në rajon sipas raportit të Indeksit Gjerman të Tranfsormimit

Shqipëria është e fundit në rajon, ku kryeson Mali i Zi me pikësim 7.48, Serbia 7.43 dhe Maqedonia 6.86

Shqipëria, në Indeksin Gjerman të Transformimit (Bertelsmann Stiftung) ka marrë një pikësim prej 6.7 nga 10 maksimale. Kjo shënon performancën më të ulët në rajon. Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung’s 2016 analizon dhe vlerëson cilësinë e demokracisë, ekonominë, menaxhimin politik në 129 ekonomi botërore. Nga matjet e konkluduara në një pikësim, shihet një panoramë e përgjithshme e situatës në një shtet të caktuar, si dhe raportin e konkurrencës me të tjerët.

Shqipëria është e fundit në rajon, ku kryeson Mali i Zi me pikësim 7.48, Serbia 7.43 dhe Maqedonia 6.86. Indeksi BTI 2016 tregon se Shqipëria ka shënuar progres të lehtë, si dhe mbetet nën mesataren e vendeve fqinje. Vendi ynë ka përmirësuar situatën që lidhet me garantimin e demokracisë, ndërsa
ka treguar më pak avancime për zhvillimin, uljen e pabarazisë dhe papunësisë.

“Shkalla e papunësisë është rritur në vitet e fundit, duke arritur në 17%, ndërsa 14% e popullsisë jetojnë në prag të varfërisë, bazuar në të dhënat e vitit 2014. Gjithashtu, ekziston një hendek i madh në dallimet gjinore kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në punë, përfaqësimi publik, edukimi dhe prona. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pjesa e papunësisë së të rinjve është në 30%, dy herë më shumë se
mesatarja evropiane”, citon raporti. /Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta