Hahn: Liderët në Maqedoni të jenë të gatshëm në çdo moment për takim

Komisioneri Johannes Hahn ka shprehur dëshirën që të takojë katër liderët politikë në Maqedoni dhe ata të jenë në dispozicion që t’i përgjigjen thirrjes në çdo kohë, me synim që të zgjidhet kriza politike në vend ka thënë mes tjerash zëdhënësja e Maja Kocijancic.

Kocijancic gjithashtu ka konfirmuar se Brukseli zyrtar është i shqetësuar për përkeqësimin e situatës nëMaqedoni dhe se Hahn është në kontakt të vazhdueshëm me liderët politik të Maqedonisë me qëllim që ata t’i kthehen Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat prioritare.

“Komisioneri Hahn është i gatshëm që t’i takojë liderët në afat të shkurtër. Ata duhet të tregojnë gatishmëri për të sjellë vendin në rrugën euroatlantike”, ka potencuar Kocijancic. /Albeu.com/

Temat
LajmeRajon

Të afërta