Chris Brown me dokumentar personal, flet për Rihanna-n, drogën e deri te vetëvrasja

Chris Brown ka  publikuar një video tre minuta, në të cilën shihet pak nga dokumentari i tij i ri “Welcome To My Life”, që premton të zbuloje shumë nga jeta e tij.

Po ashtu në këtë dokumentar, do të ketë një pjesë të kushtuar këngëtares Rihanna, me të cilën edhe kishte një incident në vitin 2009, kur Chris Brown, kishte sulmuar fizikisht atë dhe më pas kishte humbur gjithë dashurinë e fansave.

Ai ndër të tjerash ka treguar se si pas këtij abuzimi ai është kthyer në një nga njerëzit më të urryer. Chris Brown, kishte menduar deri në vetëvrasje duke përshkruar pak nga jeta e tij e atëhershme: “Jam ndjerë si një dreq mostre, mendova edhe për vetëvrasje. As nuk flija, as nuk haja, thjesht drogohesha”, ka shtuar ai.

Si pjesë e këtij dokumentari që do të publikohet së shpejti pritet të jenë edhe shumë fytyra publike si : Jeniffer Lopez, Terrance J, Mike Tyson, Mary J Blige dhe Rita Ora.

Temat
Showbiz

Të afërta