Snapchat arrin një rekord

Për herë të parë, aplikacioni Snapchat është bërë rrjeti social më i pëlqyer nga të rinjtë, thuhet sipas një ankete të kryer nga kompania “Piper Jaffray”.

Anketa, që përfshiu 6,000 të rinj në SHBA, gjeti se Snapchat ishte aplikacioni më i përdorur këtë pranverë, me 28% prej të anketuarëve që thanë se ky aplikacion ishte rrjeti më i rëndësishëm social për ta.

Pak pas tij ishte aplikacioni për shpërndarjen e fotografive, Instagram.

Kjo është hera e parë që aplikacioni Snapchat ka dalë si më i pëlqyeri nga të rinjtë, ndryshe nga anketat e tjera të cilat tregonin se Facebook ishte më i pëlqyeri.

Që prej lansimit në vitin 2011, Snapchatit vetëm i është shtuar popullariteti. Më shumë se 100 milionë përdorues aktiv janë në këtë aplikacion. Snapchat ka arritur që të kapë vëmendjen e të rinjve, duke u quajtur kështu edhe si “aplikacioni për të rinj”./gazetaexpress/

Temat
Teknologji

Të afërta