Sa po notohet kënga e Eneda Tarifës në Eurovizion?

Wiwibloggs është portali më i madh në Evropë që raporton mbi Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion. Wiwibloggs ka reporterë nga i mbarë kontinenti për të raportuar gjatë tërë...

Wiwibloggs është portali më i madh në Evropë që raporton mbi Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion. Wiwibloggs ka reporterë nga i mbarë kontinenti për të raportuar gjatë tërë vitit mbi artistët në këtë garë, sukseset e tyre, anketa dhe intervista me ta e plot gjëra tjera.

Edhe sivjet, votuesit brenda Wiwibloggs për secilën këngë të Eurovizionit japin vlerësimet dhe pikët e tyre. Dhe sot, kur radha i erdhi Eneda Tarifës, ajo ka marrë notën 3.58 nga 10.00, e që deri tani paraqet notën më të vogël nga 29-të këngë sa edhe janë ranguar në këtë listë.

Edd, një prej votuesve, që i ka dhënë Enedës vetëm 0.5 pikë, thotë se kjo pjesëmarrje është totalisht e harxhuar për Shqipërinë. Cristian, me vetëm pesë pikë, thotë se Shqipëria duhet të dërgojë dikë më energji, dhe definitivisht jo një këngë si kënga “Fairytale”.

Shumica kërkojnë që kënga të kthehet në gjuhën shqipe, derisa ky votim në Wiwibloggs tregon se sa pëlqehet kënga e shqiptarëve sivjet në garën muzikore por që është shumë më shumë sesa vetëm garë./IndeksOnline/

Temat
Showbiz

Të afërta