Ranieri nuk e tradhton Leicesterin

Trajneri italian Claudio Ranieri ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar për një periudhë afatgjate te lideri i Premier Leagues së Anglisë, Leicester City.

Ranieri me Leicester Cityn këtë stinor ka bërë mrekulli dhe pesë xhiro pa mbaruar stinori, Leicesteri po kryeson me shtatë pikë ndaj Tottenhamit që zë vendin e dytë.

Leicesteri ka fituar pesë ndeshjet e fundit dhe të dielën do të presë West Hamin.

 “Më pëlqen të qëndroj për një periudhë afatgjate në klub. Nëse kryetari është i lumtur, atëherë edhe unë jam i lumtur. Kur ke një kryetar të mirë, atëherë herët apo vonë do të ndërtosh një skuadër të mirë. Çdo gjë nis nga kryetari”, ka thënë Ranieri në konferencë për media të premten.

“Synimi ynë i radhës është të sigurojmë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, më pëlqen muzika e Ligës së Kampionëve. Ne ende nuk kemi arritur asgjë. Duhet të luftojmë për të arritur. Futbolli është shumë i çuditshëm”./telegrafi/

Temat
BotëSport

Të afërta