Qeveria anulon vendimet e ministrave të LSDM-së, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski

Qeveria teknike ka anuluar vendimet, siç thuhet, e jashtëligjshme dhe të njëanshme të ministrave të punëve të brendshme dhe të punës dhe politikës sociale, të sjellur nga 7 deri 14 prill, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim i qeverisë është bazuar në Ligjin për Qeverinë në procedurë ligjore, njofton sektori për marrëdhënieme publikun i Qeverisë.

Vendimet e anuluar janë sjellur nga ministrat Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski, nga radhët e LSDM-së. Në lidhje me këtë hap të qeverisë, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, për TV Telma tha se qeveria i ka anuluar të gjithë 448 vendimet e ministrit Spasovski.

 Ministrit Spasovski i janë ndaluar të sjell vendime, pa nënshkrimin edhe të zv. ministrit plotësues, Mitko Çavkov./Telegrafi/
Temat
LajmeRajon

Të afërta