Një në pesë fëmijë me përmbajtje të lartë kolesteroli në trup

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) kohët e fundit tregoi se që të gjithë fëmijët janë të prekur nga përmbajtja e lartë e kolesterolit në organizmin e tyre.

Pas këtij lajmi të publikuar, Akademia ka zhvilluar një studim ku paraqet disa shifra tronditëse për fëmijët dhe kolesterolin.

Hulumtimi i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregon se 1 në 5 fëmijët kanë vlera të larta të kolesterolit në trupin e tyre.

Hulumtuesit mendojnë se obeziteti duket të jetë shkaku kryesor për këto rezultate.

Studimi tregoi se 43 % e fëmijëve të shëndoshë kishin përmbajte të lartë të kolesterolit në organizëm, ndërsa fëmijët në një peshë normale kishin vetëm 14 për qind kolesterol në trupin e tyre.

Mosha ishte gjithashtu një faktor i rëndësishëm në këtë studim, pasi 6% e fëmijëve midis 6 dhe 8 vjeç kishin përmbajtje të lartë të kolesterolit, ndërsa fëmijët ndërmjet 16-19 vjeç kishin dy herë më shumë përmbajtje të kolesterolit në trup.

Studiuesit e CDC kanë arritur në këto rezultate edhe pas rishikimit të të dhënave federale nga viti 2011 deri në vitin 2014, shkruan Bordo. Po ashtu, studimi ka konstatuar se mbi 13% e fëmijëve kishin kolesterol të ulët, i cili është lloji i mirë i kolesterolit.

7% e fëmijëve kishin arritur nivelet totale që konsiderohen të sëmurë. /Telegrafi/

Temat
Shëndet

Të afërta