Momenti i Bale, vjen goli i tretë

Asgjë nuk mund t’ia mohojë fitoren Real Madridit në ndeshjen kundër Getafes.

Në sfidën që po zhvillohet në Coliseum Alfonso Perez, Mbretërit e kanë shënuar edhe golin e tretë në pjesën e dytë.

Gareth Bale pranoi një top nga Benzema dhe shkoi vet në sulm duke e përfunduar aksionin me gol (50’).

 Tashmë është e pamundur që Getafe t’i ndryshojë gjërat dhe Los Blancos do të arkëtojnë tri pikë të reja. /Telegrafi/
Temat
BotëSport

Të afërta