Këto janë dënimet për Hajvalinë dhe Liridon Lecin

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka vendosur për dënimet ndaj klubit Hajvalia dhe lojtarit Liridon Leci, pas përfundimit të ndeshjes kundër Dritës e zhvilluar javën e kaluar.

Hajvalia është dënuar me 800 euro për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes, edhe pse si asnjëherë me parë ishin saktësisht 75 policë, kurse lojtari Liridon Leci është dënuar me vetëm dy ndeshje moslojë, edhe pse ai sulmoi fizikisht gjyqtarin Rasim Gimolli.

Krejt në fund Ali Ajeti që është Drejtor i Shkollës së futbollit, është qortuar, por nëse përsëritë gabimin e njëjtë, mund të dënohet më rëndë.

Temat
SportVend

Të afërta