Kështu do të jetë iPhone 7

Për të lansuar iPhone 7 më vonë këtë vit, Apple thuhet se është duke punuar në një ndryshim edhe më fundamental në celuarin më të shitur.

Edhe pse kompania ka përdorur ekranet LCD për celularët e saj që prej lansimit të iPhone-it të parë, kjo mund të ndryshojë me iPhone 7.

iPhone 7 pritet t’i nënshtrohet më në fund teknologjisë OLED të ekraneve Retina.

Një raport këtë javë nga Korea Herald thotë se Samsung Display ka nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me Apple, për ta pajisur me 100 milionë panele OLED çdo vit për modelet e reja iPhone./gazetaexpress/

Temat
Teknologji

Të afërta