60 sekonda të këtij ushtrimi i zëvendësojnë 1,000 barkore! (Video)

Është e ditur që humbja e peshës te barku është ndër pjesët më problematike për të humbur peshë.

Të gjithë duan të kenë stomak të hollë dhe muskuj të fortë, mirëpo të gjithë urrejnë të bëjnë ushtrime të vështira për bark.

Por, nuk ka nevojë më për brengosje pasi që ekspertët e palestrës thonë se një ushtrim i thjeshtë i zëvendëson 1000 barkore tradicionale, transmeton Telegrafi.

Ky ushtrim ndryshe njihet edhe si plank (dërrasa). Gjatë këtij ushtrimi, e gjithë pesha e trupit bën presion te duart dhe gishtërinjtë ndërsa e gjithë pjesa tjetër është e rrafshët si dërrasë.

Nuk duhet të lëvizni aspak gjatë këtij ushtrimi, vetëm duhet të siguroheni që barku është i drejt si dërrasë. Gjithashtu, ky ushtrim ndihmon edhe me dhimbjet e shpinës pasi që muskujt e barkut ndikojnë edhe në qëndrimin fizik.

Temat
Shëndet

Të afërta